Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me kryediplomaten në ardhje të BE-së

Kaja Kallas & Vjosa Osmani

Kaja Kallas & Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kaja Kallasin, e cila pritet të jetë përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

“Paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi", thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin të premten.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kallasi para katër ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Estonisë, për ta zëvendësuar Josep Borrellin në rolin e kryediplomates së BE-së.