Arbëri

Osmani uron Merzin

Friedrich Merz me Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz. 
Merz është zgjedhur të martën kancelar, pas votimit të dytë në Parlament. 

“Në emër të popullit të Kosovës, uroj kancelarin Friedrich Merz, ndërsa merr detyrën dhe Qeveria e re gjermane nis mandatin e saj. Në këtë moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqësia e vazhdueshme e Gjermanisë është më jetike se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për ta çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Merz në platformën “X”.