Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka thënë se shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve të ndërtimit.
Ajo ka thënë se Ministria do të bëjë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosë kreitere të rrepta dhe standarde që “nuk lejojnë improvizime në dëm të qytetarëve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve. Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme. Pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika e mësuar pa llogaridhënie, ne si Ministri po po punojmë që të vendosim rend dhe rregull. Edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim. Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.