Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: Zgjedhjet e reja janë rruga e vetme

pdk

Partia Demokratike e Kosovës i sheh zgjedhjet e reja rrugë të vetme për dalje nga situata aktuale politike. Kjo parti ka mbajtur të martën mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar zhvillimet politike, situatën institucionale në vend dhe për procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë.

PDK-ja ia ka hedhur fajin partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për bllokadën politike për shkak të çështjes së presidentit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e PDK-së thuhet se ajo “beson se rruga e vetme për dalje nga kjo situatë është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja, të cilat do t’i japin vendit institucione me legjitimitet të plotë dhe drejtim të qartë politik”.

Kryesia e PDK-së po ashtu diskutoi për gjendjen ekonomike, e sipas saj, Qeveria po dështon t’i adresojë problemet reale të qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, duke u angazhuar që përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse të rikthejë besimin në institucione dhe perspektivën e qartë për vendin”.