Pëllumbi Bajçinovci është emëruar drejtor për Mobilitet në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura. Gjithashtu, përvoja e tij si zëdhënës në Komunën e Prishtinës ka forcuar profilin e tij në komunikimin publik dhe bashkëpunimin me qytetarët. Me formim akademik në menaxhment dhe përvojë në institucione, ai pritet të kontribuojë në avancimin e politikave të mobilitetit, përmirësimin e qarkullimit urban dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për qytetin. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.