Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë

zjarr

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar t'i vërë zjarrin edhe punëtorisë së një personi tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ai dyshohet se fillimisht i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, ndërsa më pas ka tentuar të djegë edhe punëtorinë e ankuesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babit të tij si dhe kishte tentuar ti vejë zjarrin punëtorisë së ankuesit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.