Për më pak se dy javë, Policia ka identifikuar 76 lëmoshëkërkues në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas një njoftimi të Policisë, nga data 15 prill deri më 27 prill, në kuadër të planit operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit - Prill 2024”, nga 76 lëmoshëkërkuesit e identifikuar më shumë se gjysma janë fëmijë.
Nga këta 76 lëmoshëkërkues, 54 janë nga Kosova e 22 nga Shqipëria.
Te lëmoshëkërkuesit nga Kosova, 32 janë fëmijë e 22 të moshës madhore, ndërsa nga 22 të Shqipërisë, 7 janë fëmijë e 15 të moshës madhore.
Policia ka njoftuar se gjatë këtij plani janë iniciuar 18 raste penale, me 16 të dyshuar e një të dëbuar.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkimlëmoshës”, thuhet në njoftim.
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
Policia zbulon 4 kallashnikovë në një dërgesë, arrestohet një person
-
Semimaturantët tregojnë arritshmëri për kopjim
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth