Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pushimi mes pjesëve në finale do të jetë deri në 25 minuta

Spanja

Pushimi midis dy pjesëlojëve në finalen e Kupës së Botës, të dielën, pritet të zgjasë prej 20 deri në 25 minuta. Kjo është në kundërshtim me rregullat që përcaktojnë që pushimi të jetë 15 minuta.

Një shfaqje prej 11 minutave në stilin e “Super Bowl”, e udhëhequr nga Madona, Shakira dhe BTS do të zhvillohet në stadium në pushim mes dy pjesëve.

Në Kupën e Botës për Klube pushimi kishte zgjatur 24 minuta. Edhe Botërori i klubeve ishte mbajtur në SHB, vjet.

Para finales do të mbahet ceremonia mbyllëse e Botërorit.

Do të ketë artistë të njohur edhe në ceremoninë mbyllëse.