Kuvendi i Kosovës është konstituuar në vazhdimin e seancës që është mbajtur të premten. Nënkryetar nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur deputeti Nenad Rashiq. Për Rashiqin kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë abstenuar. Emri i Rashiqit është hedhur në votim pasi që 9 deputetët e Listës Serbe kanë dështuar t’i marrin votat e mjaftueshme. Pas përfundimit të seancës Lista Serbe ka paralajmëruar se do të ushtrojë ankesë për procedurën e ndjekur

Kuvendi i Kosovës është shpallur i konstituuar në vazhdimin e seancës që është mbajtur të premten. 

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha e ka shpallur të konstituar organin ligjvënës, pasi nënkryetar nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur deputeti Nenad Rashiq. 

Për Rashiqin kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë abstenuar. 

Emri i Rashiqit është hedhur në votim pasi që 9 deputetët e Listës Serbe kanë dështuar t’i marrin votat e mjaftueshme. 

Pas përfundimit të seancës kryetari Basha, ka thënë se procedura për zgjedhjen e nënkryetarit serb e më pas shpallja e Kuvendit të konstituuar ka qenë në rregull. 

Ai ka thënë se me 71 votat e deputetëve është legjitimuar konstituimi. 

“Mendoj që ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë dhe gjithçka ka shkuar mirë”, deklaroi ai para mediave. 

Basha ka shtuar se mbetet në të drejtën e secilës parti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse ka dyshime.  

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur konstituimin “konstatim” të kryeparlamentarit, për të cilin ka shtuar se nuk e di nëse do të jetë valid apo jo. 

Ndërkohë Lista Serbe ka paralajmëruar se do të ushtrojë ankesë për procedurën e ndjekur.
Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, në deklarimin e tij pas seancës konstituive ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar. 

“Sot nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, ka theksuar ai.

Simiqi ka thënë se "është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, si edhe Kushtetuta dhe Rregullorja”.

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, pas seancës ka thënë se nëse nuk formohet qeveria e re, atëherë LDK-ja do të votojë për shpërndarje të Kuvendit. Ajo ka thënë se nuk e sheh mundësinë për qeveri të opozitës.

Rashiqi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:58
r

Photo: Driton Paçarada

Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. 

71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime janë bërë për Rashiqin. 

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tani Kuvendi konsiderohet i konstituuar. 

Lista Serbe refuzon ta propozojë Rashiqin, Basha thotë se do ta hedhin në votim

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:53
rashiq

Photo: Driton Paçarada

Deputeti serb, Nenad Rashiq, është futur si kandidat për nënkryetar të Kuvendit pa propozim direkt nga përfaqësuesi i komitetit serb.

Lista Serbe ka refuzuar ta propozojë si kandidat serb pasi ka shfrytëzuar emrat e deputetëve të grupit të vet.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se sipas procedurave dhe rregullores Rashiqi do të votohet.

Shterohen të gjitha propozimet e Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:42
kuvendi

Photo: Driton Paçarada

Nëntë deputetët e Listës Serbe nuk kanë marrë përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për t’u bërë nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. 

I fundit që është votuar për tri herë radhazi ka qenë deputeti Igor Simiq. 

Para tij vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stevanoviq, Verica Çeraniq dhe Miljana Nikoliq, Branislav Nikoliq, Stefan Kovaçeviq dhe Sërxhan Popoviq. 

As Sërxhan Popoviq nuk votohet për nënkryetar Kuvendi

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:37
Lista Serbe

Photo: Driton Paçarada

Në tri raundet e votimit vota për nënkryetar të Kuvendit nuk ka marrë as deputeti i Listës Serbe Sërxhan Popoviq.

Ai ka qenë i teti me radhë nga deputetët e kësaj partie që nuk është votuar për nënkryetar të Kuvendit.

Para tij vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stevanoviq, Verica Çeraniq dhe Miljana Nikoliq, Branislav Nikoliq dhe Stefan Kovaçeviq. 

Vota për nënkryetar Kuvendi nuk merr as Stefan Kovaçeviq

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:30
Kuvendi

Photo: Driton Paçarada

Në tri raundet e votimit vota për nënkryetar të Kuvendit nuk ka marrë as deputeti i Listës Serbe, Stefan Kovaçeviq.

Ai ka qenë i shtati me radhë nga deputetët e kësaj partie që nuk është votuar për nënkryetar të Kuvendit.

Para tij vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stevanoviq, Verica Çeraniq dhe Miljana Nikoliq dhe Branislav Nikoliq. 

Vota për nënkryetar Kuvendi nuk merr as Branislav Nikoliqi

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:26
Lista Serbe

Photo: Driton Paçarada

Në tri raundet e votimit vota për nënkryetar të Kuvednit nuk ka marrë as deputeti i Listës Serbe, Branislav Nikoliq.

Ai ka qenë i gjashti me radhë nga deputetët e kësaj partie që nuk është votuar për nënkryetar të Kuvendit.

Para tij vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stevanoviq, Verica Çeraniq dhe Miljana Nikoliq. 

As Miljana Nikoliq s’votohet për nënkryetare të Kuvendit

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:20
kuvendi i kosoves

Photo: Driton Paçarada

Në tri raundet e votimit vota për nënkryetare nuk ka marrë as deputetja e Listës Serbe, Miljana Nikoliq.

Ajo ka qenë e pesta me radhë nga kjo parti që nuk është votuar për nënkryetare të Kuvendit.

Para saj vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stevanoviq dhe Verica Çeraniq. 

Çeraniqi s’i merr votat e nevojshme për nënkryetare të Kuvendit

2 o. më parë / 10 tet 2025 11:14
kuvendi

Photo: Driton Paçarada

Në tri raundet e votimit vota për nënkryetare nuk ka marrë as deputetja e Listës Serbe, Verica Çeraniq. 

Ajo ka qenë e katërta me radhë nga kjo parti që nuk është votuar për nënkryetare të Kuvendit.

Para saj vota nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq, Zlatan Elek dhe Liljana Stevanoviq.

As Stefanoviqi s’i merr votat e mjaftueshme për nënkryetare

3 o. më parë / 10 tet 2025 11:08
kuvendi

Photo: Driton Paçarada

Në tri raundet e votimit, vota për nënkryetare të Kuvendit nuk ka marrë as deputetja e Listës Serbe, Liljana Stefanoviq. 

Ajo ka qenë e treta me radhë nga kjo parti që nuk është votuar për nënkryetare.

Para saj vota të mjaftueshme për t'u zgjedhur nuk kanë marrë as deputetët Slavko Simiq dhe Zlatan Elek.

S’ka vota as për Zlatan Elek

3 o. më parë / 10 tet 2025 10:56
ellek

Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe

Nuk ka arritur të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb as Zlatan Elek i Listës Serbe.

Ai ishte kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar pas Slavko Simiqit.

53 votuan kundër, 42 abstenime dhe 9 për.

Simiqi sërish dështon, nuk zgjidhet nënkryetar

3 o. më parë / 10 tet 2025 10:46
k

Photo: Driton Paçarada

(E përditësuar) - Slavko Simiq ka dështuar për tri herë t’i sigurojë votat e deputetëve të Kuvendit.

Ai, si i propozuar nga Lista Serbe, nuk mundi të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Në rundin e tretë të votimit mori 9 për, 53 vota kundër dhe 41 abstenime.


Slavko Simiqi nuk i merr votat për nënkryetar

Slavko Simiq nuk ka marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.

Lista Serbe paraprakisht e kishte propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar.

Rashiqi e sheh “shumë të mundshëm” votimin pro tij si nënkryetar

4 o. më parë / 10 tet 2025 10:09
rashiq

Photo: Driton Paçarada

Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka thënë se do të jetë kandidat për nënkryetar të Kuvendit nëse i vjen radha.

“Kjo e fundit nuk varet prej meje sa i përket votave, por nëse vjen radha ime gjithmonë kam thënë se jam politikan i përgjegjshëm, nëse vjen radha ime dhe votojnë për mua unë do e marr detyrën në formën e përgjegjësisë që e ka në edhe partitë e tjera në Kuvend. Nuk e di si shkon, por me siguri besoj së pari Lista Serbe i kandidon një apo më shumë kandidatë, por nëse i shpenzojnë kandidatët, dhe vjen radha ime unë do të kandidoj”, ka thënë ai.

Rashiq e sheh të mundshme që edhe deputetët e partive të tjera shqiptarë kësaj radhe ta votojnë.  

“Herën e fundit kur kam menduar që kushtet kanë qenë të pjekura, ai votim nuk ka ndodhë. Nuk e ka që këto ditë partitë shqiptare kanë ndërruar qasje. Po pres, besoj që është shumë e mundshme. Ai vendim i gjykatës i detyron të gjithë deputetët të votojnë, kam shpresë”.

Bahtiri i sigurt se nënkryetar zgjidhet Rashiqi, thotë se partitë e tjera “janë vetëdijësuar”

4 o. më parë / 10 tet 2025 09:47
Agim Bahtiri

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se Nenad Rashiq do të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

I pyetur se si do t’ia sigurojnë votat Rashiqit, ka thënë se “gjërat kanë ndryshuar për momentin, janë vetëdijesuar” – referuar deputetëve të partive të tjera.

“Sigurisht se Rashiqi do të zgjidhet. Nuk e votoj Listën Serbe, kështu e kanë mendimin edhe kolegët e VV-së. Nuk i votoj njerëzit që kokën e kanë në Beograd e trupin në Prishtinë”, ka thënë ai para nisjes së seancës.

Kadrijaj thotë se nuk do ta votojnë asnjë kandidat për nënkryetar nga komuniteti serb

4 o. më parë / 10 tet 2025 09:46
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadrijaj ka thënë se nuk do të votojnë as kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit e as deputetin tjetër nga komuniteti serb Nenad Rashiq. 

Në një deklarim para nisjes së seanca Kadijaj e ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bllokadën e krijuar.

“Nuk do t’i votojmë asnjë, ata që e kanë bllokuar këtë situatë le ta zhbllokojnë, ne kemi dashur t’i japim epilog kemi ardhur deri këtu ... Asnjëherë zgjedhja e nënkryetarëve nuk është politizuar në këtë formë ... Njeriu që po i mban peng institucionet e Kosovës në mënyrë të paligjshme e ka emrin Albin Kurti”, është shprehur Kadrijaj. 

Hasani: Grupi Parlamentar i PDK-së sot vendos nëse do ta votojë një kandidat nga Lista Serbe

4 o. më parë / 10 tet 2025 09:39
Nait Hasani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se Grupi Parlamentar i partisë së tij do të mblidhet sot, 10 tetor, dhe do të dalë me një qëndrim sa i përket zgjedhjet së një nënkryetari nga komuniteti serb.

Ai para nisjes së seancës konstituive është shprehur i bindur se Kuvendi do të konstituohet.

“Sot do të kemi një mbledhje të grupit dhe do të dalim me një qëndrim. E shoh jo e drejtë dalja e gjykimit dy ditë para zgjedhjeve sepse i vë partitë në presion, por besoj se me një marrëveshje do t’ia dalim nëse jo sot, të hënën po”, ka thënë ai.

I pyetur nëse PDK-ja do ta votojë njërin kandidat të Listës Serbe, Hasani është përgjigjur se, “Ata që e duan shtetin e Kosovës, e mbrojnë, duhet ta votojnë dhe ta ndërtojnë shtetin”.