Pesëvjeçari që po trajtohej në Kujdesin Intensiv Pediatrik për shkak të gjendjes së rëndë ku ishte pas keqtrajtimit nga prindërit, është liruar nga aty dhe është dërguar në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë.
Nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) thanë se gjendja e djalit është stabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme, pas përfundimit të trajtimit dhe vlerësimeve të nevojshme mjekësore. Pas lirimit, fëmija është marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë (QPS), në përputhje me procedurat dhe kompetencat përkatëse institucionale", u tha në përgjigjen e QKUK-së për KOHËN.
E, ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, e ka pranuar raportin final për trajtimin e rastit të familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit nga ana e Qendrës për Punë Sociale. Ky raport është pranuar, vonë pasditen e së mërkurës nga Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, raportoi të enjten KosovaPress.
Sipas Hotit, për rastin përgjegjës janë QPS-ja Lipjan dhe institucione tjera, teksa paralajmëroi masa ndëshkuese për të gjithë që janë evidentuar për mostrajtim të duhur të rastit.
Për dy prindërit e fëmijët, me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës ishte caktuar masa e paraburgimit. Ndërkaq, gjashtë fëmijët të kësaj familje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale të Lipjanit.