Të rrëzuara vazhdojnë të mbesin pishat në parkun e fshatit Sllatinë të Komunës së Fushë-Kosovës. Megjithëse ato janë rrëzuar në fillim të këtij viti, në disa vende ato ende nuk janë pastruar.
Disa shihet që vetëm janë prerë sa për ta liruar shtegun e ecjes, por nuk janë hequr plotësisht. KOHA ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës që nga dita e hënë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
{gallery}