Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pluhuri nga kamionët e shumtë po i detyron banorët e Hajvalisë të bllokojnë rrugën

Kamionë të shumtë po bartin dheun e ndërtuesve banesore nga qendra në periferi të qytetit.

Kalimi i shpeshtë i tyre brenda ditës është kthyer në shqetësim për banorët e rrugës “Dëshmorët e Gollakut” në Hajvali tash e një vit, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata ankohen se po u rrezikohet shëndeti nga pluhuri i madh që krijon lëvizja e tyre.

Për këtë thonë se janë ankuar disa herë në komunë përmes telefonit, por që nuk janë ndërmarrë masa.

Ata paralajmërojnë se situatën do ta marrin vetë në dorë, duke bllokuar rrugën.

Në Komunën e Prishtinës thonë se do të shikohet mundësia që banorëve t’u bëhet një zgjidhje.

Selim Pacolli, Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, thotë se banorët duhet të dërgojnë kërkesë zyrtare, në mënyrë që ky problem të trajtohet.