Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik

Skender Hita dhe Gazmend Hoxha

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës kjo është bërë me qëllim të përmbushjes sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hita.

Me këtë rast Hita ka thënë se të dy policitë për vite kanë pasur bashkëpunim shembullor të bazuar në besim të ndërsjellë. “Ky partneritet ka dhënë rezultate konkrete në terren, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të armëve, kemi pasur disa operacione të suksesshëm ku janë kapur një sërë armësh”, është shprehur Hita.

Ndërsa Hoxha ka thënë se fokusi i tij dhe i Policisë së Kosovës ka qenë siguria në trafik dhe te ulja e numrit të aksidenteve me fatalitet.