Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Davies i bashkohet Kanadasë, por ende nuk është gati

Aplhonso Davies

Alphonso Davies i është bashkuar në përgatitje ekipit përfaqësues të Kanadasë, por nuk është ende gati për të luajtur.

Mbrojtësi i majtë lëndoi këmbën muajin e kaluar në barazimin 1:1 të Bayernit kundër Paris Saint-Germainit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën, Davies i mungoi Kanadasë në fitoren 2:0 ndaj Uzbekistanin në miqësore.

Kapiteni bëri disa xhiro në fushë para ndeshjes.

“Jam i lumtur që u ktheva në fushë dhe vrapova pak. Jam i lumtur që jam në shtëpi. Jam i lumtur që jam këtu me djemtë dhe kam mundësi t’i mbështes ata, brenda dhe jashtë fushës”, tha Davies, i cili iu bashkua skuadrës të dielën.

Davies, i cili ka 15 gola në 58 ndeshje për Kanadanë, u përfshi në skuadrën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës. Ai nuk zbuloi se kur mund të jetë gati për lojë.

Kanadaja e luan më 12 qershor në Toronto ndeshjen e parë kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Davies nuk ka luajtur për Kanadanë që nga marsi i vitit 2025, kur këputi ligamentin e kryqëzuar.