Arbëri

Policia me mesazh për fundvit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë festat e fundvitit me zemër, kujdes dhe përgjegjësi. 

Në një videomesazh, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se Policia ka hartuar planet policore, porse kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të japin qytetarët. 

“Në emër të Policisë së Kosovës ju urojmë festat e fundvitit, me urimin që ju dhe familjet tuaja të gëzoni shëndet dhe mbarësi në jetë. Si çdo vit edhe këtë vit, pritet të organizohen manifestime të ndryshme, si në ambiente familjare, në ambiente të hapura, po ashtu edhe në sheshe e lokacione të mbyllura. Për të kaluar festat sa më qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore. Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët. Andaj, të festojmë  dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente. FESTONI ME ZEMËR, ME KUJDES DHE PËRGJEGJËSI!” – thuhet në mesazhin.