Arbëri

“Politikë me virus” – kryetemë e edicionit të së dielës në Koha Ditore

Si u bë që në Kosovë edhe virusi vdekjeprurës COVID-19 të politizohet? Kjo është një nga shumë pyetjet që marrin përgjigje në edicionin e së dielës në Koha Ditore. 

“Politikë me virus” është shkrimi kryesor që përmban detaje për menaxhimin e pandemisë dhe vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive.

Eksperti në menaxhimin e informacioneve, Merkur Beqiri, tregon pse politika është një nga arsyet e rritjes së rasteve pozitive me koronavirus, derisa tërheq vërejtjen se brenda 18 ditësh këto raste mund të dyfishohen.

Se si do të duket vera pa mërgimtarët, e kuptoni në reportazh.

Kurse në faqet e botës e gjeni historinë interesante të shkrimtarit brazilian, Guilherme Caneveri, i cili viziton vendet që nuk njihen si shtet nga Kombet e Bashkuara, duke përfshirë edhe Kosovën.

Po aq interesant është edhe monumenti, i cili këtë javë sjell një zyrtar shtetëror kosovar që punon vetëm veshje zyrtare.

Këngëtarja Agona Shporta dhe karriera e saj vijnë në rubrikën e kulturës.

Ndërsa, dy nga faqet e sportit janë ndarë për futbollistin shqiptar Franc Veliu, i cili rrëfen përballjen me yllin e futbollit, Lionel Messi.

Si çdo javë, në mbi 60 faqet e gazetës janë zgjedhur një mori shkrimesh interesante.