Arbëri

Prattipati: Historia e Kosovës jehon me atë të SHBA-së

Anu Prattipati

Foto: Kosova Press

Partneriteti në mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është vetëm se çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët të bëhen të fortë gjithashtu.

Kështu ka thënë e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati në pritjen e organizuar për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku theksoi se Kosova është një shembull i qartë e një partneriteti që rezulton në sukses.

Prattipati e nisi fjalimin e saj duke thënë ka festuar 4 Korrikun në shtete të ndryshme, por nuk mund të gjej një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu në një shtet pro-amerikan.

Ajo tha se janë mbledhur për të festuar vitin 1776, kur katër themeluesit nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë në Filadelfia, Pensilvani.

Prattipati u ndal edhe te partneriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Për ne, [ky partneritet] nuk është vetëm për çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët tanë të bëhen të fortë gjithashtu. Prosperiteti ynë ngrit të tjerët, nga lidhjet tona ekonomike deri te bashkëpunimet tona të mbrojtjes, Kosova është një shembull i qartë e një partneriteti që rezulton në sukses. Ne e kuptojmë rrugëtimin e Kosovës, historia juaj jehon me tonën. Ne kemi ecur këtë rrugë më parë dhe do të vazhdojmë të ecim në të ardhmen gjithashtu”, tha ajo, derisa kujtoi edhe 250 vjetorin e themelimit të ushtrisë së SHBA-së.

“Vetëm para disa javëve ne festuam ditëlindjen e 250-të të ushtrisë së SHBA-së, dega më e vjetër e ushtrisë sonë, ajo e cila qëndroi në frontin e parë në luftën tonë për pavarësi. Këtë vit, e njëjta ushtri u trajnua përkrahë Forcës së Sigurisë së Kosovës në Defender 2025, ushtrimi më i gjerë ushtarak amerikan në Evropë, e organizuar nga Kosova”, tha ajo.

Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së, po festojnë jo vetëm historinë e SHBA-së, por nderojnë edhe atë se si SHBA ka formësuar tonën.

“Ne e dimë se cilët janë shokët tonë, cilët qëndruan pranë nesh kur ishte më me rëndësi. Populli amerikan kanë qëndruar me Kosovën çdo hap. Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, tha ajo.

Osmani u ndal edhe te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi thelluar kooperimin të mbrojtjes me koordinim të vazhdueshëm. Profesionalët tanë ushtarak edukohen në institucionet më të larta të SHBA-së. Kemi shërbyer krahë më krahë në misione ndërkombëtare të paqes, ne mbetemi të bashkuar për kërcënimet të cilat refuzojnë parimet tona, glorifikojnë dhunën dhe minojnë paqen”, tha ai.

Në këtë ceremoni u kanë edhe përfaqësues së Qeverisë në detyrë, ata të subjekteve politike dhe shoqërisë civile./KSP