Presidenca e Republikës së Kosovës në një reagim në Facebook ka dënuar ashpër gjuhën ku, sipas saj, është bërë thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani.
“Kur në debat politik përdoret fjala ‘pushkatim’, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike”, thuhet në reagim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje në reagim thuhet se Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. “Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime. Presidentja Osmani nuk është ‘vegël’ e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti. Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se “ata që sot flasin për ‘tradhti’ dhe ‘pushkatim’ dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike”.
“Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për ‘pushkatim’ nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike”, thuhet në reagim.
Presidenca u ka bërë thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin.
Në reagim nuk janë specifikuar personat ose rastet ku është bërë thirrje për “pushkatim” të Osmanit.
Presidentja mëngjesin e së premtes ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, disa orë pasi institucioni legjislativ ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Vendimi i Osmanit është mirëprit nga partitë opozitare të cilat e kanë takuar atë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, por jo edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e saj e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Jokushtetues atë e kanë vlerësuar edhe njohës të çështjeve juridike e politike.