Anglia dhe Norvegjia do të përballen në çerekfinale të Kupës së Botës të shtunën nga ora 23:00. Ndeshja zhvillohet në Miami, ku temperaturat pritet të arrijnë 34 gradë celsius këtë fundjavë, ndërsa parashikohen edhe stuhi. Shqetësimit i shtohet edhe lagështia e madhe, e cila do ta bëjë të ndihet nxehtë deri në 43 gradë në fillim të ndeshjes.
Protokolli i FIFA-s për situata të tilla përcakton një shtyrje minimale prej 30 minutash në rast të stuhisë, që do të thotë se nëse ndeshja mund të shtyhet nëse regjistrohet një goditje rrufeje rreth 13 kilometra nga stadiumi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnglezët tashmë kanë përvojë me shtyrje të ndeshjeve.
Ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Botës kundër Meksikës u shty për një orë për shkak të paralajmërimit për stuhi.
Edhe ndeshja e tyre miqësore kundër Kosta Rikës në Florida kishte nisur me një orë vonesë për shkak të shiut dhe bubullimave.