Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti apo Qeveria së pari, Marmullakaj: S’ka bazë ligjore që e përcakton

Qemajl Marmullakaj

Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes që aktualisht është Albulena Haxhiu, ka të gjitha kompetencat ligjore që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ta nominoj një kandidat për kryeministër.

Marmullakaj në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka deklaruar se në vlerësimin e IKD-së, nuk ka ndonjë bazë ligjore që e përcakton se duhet të zgjidhet fillimisht mes presidentit dhe qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në mendimin tim dhe atë se çfarë kemi vlerësuar është që nuk ka bazë ligjore që e përcakton se cila duhet të bëhet e para, qeveria apo presidenti. Mund të fillohet me njërën apo tjetrën. Diferenca është te afatet kohore pasi që nga konstituimi i Kuvendit janë 60 ditë për zgjedhjen e presidentit ndërsa për sa i përket konstituimit të Qeverisë, ekzistojnë obligime kushtetuese te presidenti që ta nimoj një kandidat për kryeministër”, ka thënë Marmullakaj.

Marmullakaj në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka folur për mundësitë e bashkëpunimit mes partive politike për çështjen e presidentit. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje mund ta zgjedhë presidentin vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës, bazuar në numrin e deputetëve.

“Vetëm me PDK-në mund ta zgjedhë çështjen e presidentit Lëvizja Vetëvendosje për sa i përket votave dhe natyrisht edhe me votat e pakicave. Nëse me PDK-në nuk arrin marrëveshje atëherë i duhet të bëjë me LDK-në dhe AAK-në, të dyjat bashkë. Megjithatë partitë e uruan njëra tjetrën për fitore, duket se ka hapësirë për bisedime në lidhje me këtë çështje. I takon tash Lëvizjes Vetëvendosje si fuqia më e madhe politike të bëjë hapin e parë në raport me partitë e tjera politike për çështjen e presidentit”, është shprehur Marmullakaj.

Bazuar në ulëset e fituara nga partitë politike, Marmullakaj ka deklaruar se ndryshimet krahasuar me rezultatet preliminare, tregojnë që diaspora akoma i beson Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 60.003 vota apo 72.94%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.881 vota apo 12.01%, Partia Demokratike e Kosovës me 6.758 vota apo 8.21% dhe Aleanca me 3.444 vota apo 4.19%.