Arbëri

Presidentja Osmani takohet me zyrtarin e lartë të DASH-it, Brendan Hanrahan

Vjosa Osmani - Brendan Hanrahn

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në New York me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ajo ka njoftuar se ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-në, për të cilën Osmani ka theksuar se është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik. 

Presidentja Osmani ka thënë se mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe forcojë këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok.