Prindërit e fëmijëve të shkollës "Asim Vokshi" në Prishtinë do të organizojnë protestë të martën, më 14 tetor, para shkollës "Zenel Hajdini", nga ora 08:30 deri në orën 09:00, për shkak të kushteve të papërshtatshme të shkollës ku u është kërkuar të ndjekin mësimet fëmijët e tyre.
Sipas prindërve, kushtet aktuale janë të papranueshme pasi nuk ka trotuare të sigurta për fëmijët për të arritur deri te shkolla, distanca nga vendbanimet është e madhe dhe nuk janë krijuar kushtet për implementimin e orarit të përditshëm të shkollës.
Prindërit kërkojnë kthimin e fëmijëve të tyre në shkollën "Asim Vokshi", ku kanë qenë më parë, për shkak të sigurisë dhe kushteve më të mira për mësim. /ksp