Arbëri

Pritje të gjata për të dalë nga Kosova edhe sot

Merdar

Foto: Arkiv

Mbi tri orë po bëjnë qytetarët për të dalë nga Kosova përmes pikëkalimit në Merdar, sipas përditësimit të fundit të fluksit në pikëkalimet kufitare.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë 1-orëshe e në Mutivodë gjysmë orëshe. Në pikat e tjera nuk raportohet për pritje të gjata.

Pritje nuk ka për të hyrë në Kosovë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Fluks i tillë dhe pritje të gjata zakonisht shkaktohet gjatë verës, festave apo sezonit të dimrit kur mërgimtarët vijnë e më pas shkojnë nga Kosova.