Arbëri

Problemet me kompaninë e lënë Qendrën Tregtare në “Breg të Diellit” pa shporta të mbeturinave

Çdokush që viziton Qendrën Tregtare në “Bregun e Diellit” ballafaqohet me mbeturinat e shumta në oborrin e saj.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen se në këtë pjesë nuk ka fare shporta ku do të mund t’i hidhnin mbeturinat.

Me gjithë mungesën e shportave, disa banorë fajësojnë edhe qytetarët për hedhjen e mbeturinave, raporton KOHA.

Një pronar biznesi thotë se kjo gjendje është imazh i keq për lagjen, derisa tregon se shpeshherë vetë i mbledh dhe i largon mbeturinat.

Komuna thotë se ka planifikuar vendosjen e një numri të shportave në atë pjesë, por sipas drejtoreshës së Shërbimeve Publike, Medina Braha, kjo është vonuar për shkak të disa problemeve me operatorin ekonomik.