Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka dënuar ashpër kërcënimin që thotë se iu bë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.
Zyra e Kryeprokurorit përmes një komunikate ka njoftuar se lidhur me rastin menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin e merituar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka shprehur mbështetjen institucionale për prokurorin Prekazi, si dhe për të gjithë prokurorët e shtetit.