Faza e parë e Kupës së Botës ka përfunduar me statistikë historike. Asnjëherë në 60 vjetët e fundit nuk ka pasur më pak faulle se në këtë edicion të Botërorit. Nga 66 ndeshje sa janë luajtur, janë regjistruar 1484 faulle, që është mesatare prej 22.5 faulleve për ndeshje. Është shifra më e ulët që nga Botërori 1966 në Angli.
Në Rusia 2018 dhe Katari 2022, shifrat ishin më të larta, me 26.9 dhe 24.1 faulleve për ndeshje. Në Italia 1990, mesatarja për ndeshje me faulle ishte 40.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyeja është jo pse lojtarët po luajnë më pastër, por gjyqtarët kanë lejuar lojë më agresive për të mos pasur shumë ndërprerje.
Janë dhënë 2.5 kartonë për ndeshje, që është shifra më e ulët që nga Spanja 1982. Në Rusi dhe në Katar, ky numër ishte dyfish më i madh. Paraguai ishte përfaqësuesja me më së shumti ndëshkime me kartonë në fazën grupore. I mori shtatë kartonë të verdhë, ndërsa Franca e kishte vetëm një karton të verdhë.
Në fazën grupore u dhanë tetë kartonë të kuq, që është numri i njëjtë me ato të Rusisë dhe Katarit, nga katër në secilin Botëror.