Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Këto hetime lidhen me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, për çka është iniciuar rasti me qëllimin e verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve komunalë përbëjnë elemente të veprës penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për grumbullimin e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën ‘Don Shtjefën Kurti’ në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSTT kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.