Prokuroria Speciale e Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e Britanisë së Madhe e cila njoftoi se ka sanksionuar siç iu referua – “Rrjetin Krasniqi”, për udhëheqjen e një laboratori i cili po prodhonte dokumente të falsifikuara të cilat më pas u përdorën për qëllime të trafikimit të qenieve njerëzore.
“Prokuroria Speciale e Kosovës mirëpret vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Regjimit Global të Sanksioneve kundër Migracionit të Parregullt, i cili synon të luftoj rrjetet e krimit të organizuar të imigracionit që operojnë në Ballkanin Perëndimor. Rasti është duke u trajtuar me prioritet nga Prokuroria Speciale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Tutje thuhet se ky institucion do ta vazhdojë bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar “në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe në promovimin e sigurisë dhe drejtësisë në rajon dhe më gjerë”.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj disa grupeve kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat dyshohen për përfshirje në falsifikim dokumentesh dhe trafikim të njerëzve.
Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës është sanksionuar “Rrjeti Krasniqi”, që cilësohet si një bandë kriminale me seli në Kosovë. Kjo bandë akuzohet se ka udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Sipas autoriteteve britanike, grupi ka prodhuar pasaporta false, letërnjoftime dhe patentë-shoferë të më shumë se 50 shteteve, përfshirë edhe ato të Mbretërisë së Bashkuar. Këto dokumente më pas janë përdorur nga banda të tjera kriminale për qëllime të trafikimit të qenieve njerëzor
