Kishin pritur që t’u bashkohen më shumë, por protesta u mbajt edhe me 11 të rinj.
Ata shprehën pakënaqësinë me procesin e fundit të rekrutimit për pjesëtarë të FSK-së, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, ata mbetën jashtë listave të të pranuarve, pasi nuk kishin krah të fortë.
Kandidatët e pakënaqur, shumica studentë, kërkuan që konkursi të përsëritet.
Në anën tjetër, nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se kanë pranuar disa ankesa dhe se të njëjtat, do të shqyrtohen bazuar në rregullat dhe procedurat ligjore.
“Të gjithë të ankuarve do t’u jepet mundësia t’i shohin rezultatet e testeve të tyre dhe gjithashtu, të njihen me procesin e vlerësimit,” thuhet në përgjigjen e tyre.
Konkursi për pranimin e 650 rekrutëve në FSK ishte hapur deri më 22 shkurt të këtij viti, e në të cilin aplikuan 6,759 persona që u nënshtruan në fazën e parë të testimit.
Për në fazat e mëtejme të konkursit, sipas rezultateve të testimeve, janë përzgjedhur 1,029 kandidatë.