Arbëri

Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%

Testi i matures

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  (MASHTI) ka publikuar rezultatet e provimit të maturës për këtë vit, ndërsa ka njoftuar se kalueshmëria ka qenë 68.6 për qind. 

Nga 18 mijë e 800 maturantë sa kanë aplikuar, testit i ishin nënshtruar 18 mijë e 130, ndërsa prej tyre kanë kaluar testin 12 mijë e 316. 

MASHTI ka njoftuar se përmes platformës eKosova e kanë pranuar rezultatin preliminar 18 mijë e 16 nxënës. 

“Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik”, thuhet nga MASHTI.