Arbëri

Qeveria në detyrë merr tri vendime në mbledhjen e 31 dhjetorit

Qeveria e Kosovë - 29.05.2025

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Qeveria në detyrë ka marrë tri vendime në një mbledhje elektronike të mbajtur të mërkurën e 31 dhjetorit.

Sipas njoftimit në mbrëmjen e fundit të vitit 2025, Qeveria ka njoftuar se ka miratuar dy rregullore dhe një nismë.

Vendimet e marra:

Miratimi i Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtare të Arteve;

Miratimi i Rregullores për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit, Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë;

Miratimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së  Veriut për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.