Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ia ka dhuruar një pikturë të presidentit Ibrahim Rugova, Papa Leonit XIV.
Siç ka njoftuar kjo parti, Quni ka takuar Papën në një audiencë private, në të cilën u ndanë “mesazhe të urtësisë dhe të paqes, duke theksuar rëndësinë e vlerave universale të respektit, solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor”.
“Në shenjë respekti dhe nderi, Nënkryetari Quni i dhuroi Shënjtërisë së Tij pikturën e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova – simbol i vizionit, paqes dhe udhëheqjes së urtë të popullit të Kosovës. LDK vlerëson lart këtë mundësi të rrallë, e cila reflekton përkushtimin e saj ndaj vlerave humane, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të lidhjeve me institucionet më të larta shpirtërore në botë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Leoni u bë Papë në maj sivjet.
Vatikani vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.