Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në Polici një portofol me 260 euro, të cilin e kishte gjetur në rrugë.
“Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet N.L. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në Parkun e qytetit në Prizren. Ne portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej dyqind e gjashtëdhjetë (260) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia nëpërmjet rrugëve operative thuhet se ka arritur që ta identifikojë personin që e kishte humbur portofolin dhe atij pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.