Arbëri

Rama dekretohet kryeministër, merr edhe përgjegjësitë për ministren virtuale “Diella”

Edi Rama

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar të premten Edi Ramën për mandatin e katërt si kryeministër të Shqipërisë, që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013.

Presidenti e priti Ramën në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dorëzoi edhe dekretin zyrtar.

Në dokumentin e nënshkruar nga Begaj parashikohen dy nene: i pari lidhet me dekretimin e Ramës si kryeministër, ndërsa i dyti përcakton përgjegjësitë e tij për një ministri të re.

Sipas dekretit, kryeministri do të ushtrojë gjithashtu kompetencat për ngritjen dhe funksionimin e Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.