Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për financimin e ekspozitës për masakrat në Kosovës e vendosur në formë tabelash në sheshin qendror të Prishtinës.
Rama e ka cilësuar skandaloze përmbajtjen që është shkruar në tabela për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999. Për shumicën e përmbajtjeve në to janë gjetur pasaktësi në shifra dhe fjalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook pas largimit të tabelave të ekspozitës nga sheshi.
Të premten, Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejen për ekspozitën.
Krahas për Dubravën, ekspozita shfaq të dhëna të gabuara edhe për masakra të tjera. Për Masakrën e Reçakut thuhet se janë vrarë 37 civilë, ndërkaq Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovës përmend të paktën 45 civilë shqiptarë. Në sulmin në periudhën 5-7 mars 1998 në Prekaz, sipas ekspozitës, janë 40 civilë të vrarë. E Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë përmend 59 jetë të shuara gjatë këtyre sulmeve.
Kjo ekspozitë është realizuar mes tjerash edhe me mbështetje financiare nga Kuvendi.
Glauk Tahiri, këshilltar politik i kryetares së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi nuk ka kompetencë të vlerësojë apo të verifikojë saktësinë e përmbajtjes së materialeve të zhvilluara nga organizatat joqeveritare.
Ndërkaq në një sqarim të dytë të premten, Kuvendi i Kosovës ka thënë se mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik dhe se këtë e bën pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve.