Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama për situatën në LDK: Lojë e vështirë, ka shumë lojtarë

Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka krahasuar situatën e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) me një lojë futbolli, duke thënë se është një lojë e vështirë me shumë lojtarë.

Ai u shpreh se “le të fitojë më i miri”. 

“E, aty nuk dihet, ajo është lojë e vështirë, ka shumë lojtarë. Le të fitojë më i miri”, ka thënë Rama të martën në mbrëmje gjatë një pritjeje të organizuar nga Ambasada franceze në nder të Festës Kombëtare të Francës. 

Rama, që e ka fituar dy herë udhëheqjen e kryeqytetit nën logon e LDK-së, në fillim të këtij muaji teksa flitej për përçarjet brenda partisë, bëri thirrje për unitet që të luftohet autokracia 

LDK-ja po përballet me një grup të pakënaqurish që pas zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilët po kërkojnë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Madje, siç është raportuar, nënshkrimet e delegatëve të partisë janë mbledhur për të thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit.

Gjatë ditës së djeshme, në një prononcim për media, sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka thënë se deri tash nuk është deponuar asnjë nënshkrim në zyrat e partisë.