Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora: Bashkëpunimi me Brandyn ishte ëndërr e bërë realitet

Rita Ora në premierën e filmit "The Descendants Wicked Wonderland"

Rita Ora në premierën e filmit "The Descendants Wicked Wonderland",

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer se puna përkrah këngëtares legjendare Brandy në filmat e serisë “Descendants” ka qenë ëndërr që e ka pasur që në fëmijëri.

Ajo ka treguar për Associated Press, se Brandy ishte një nga artistet që e frymëzuan më shumë gjatë rritjes.

Rita Ora në premierën e filmit "The Descendants Wicked Wonderland", fotografi nga Associated Press

“Dy albumet që dëgjoja pa pushim ishin ai i Brandyt dhe albumi i grupit Spice Girls. Mbaj mend kur dëgjova zërin e saj për herë të parë dhe mendova: ‘Çka është ky zë?’ Është një zë që nuk e harron kurrë, aq i veçantë. Për mua, Brandy është mbretëresha e R&B-së dhe e muzikës soul. Mund të flas për të pafundësisht. Ajo është gjithashtu njeriu më shakaxhi, një nënë e mrekullueshme dhe një mike jashtëzakonisht mbështetëse. Ne jemi vërtet kaq të afërta, si para kamerës, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Ora.

Këngëtarja ka folur edhe për rikthimin e saj në rolin e “Mbretëreshës së Zemrave”, duke thënë se i pëlqen kompleksiteti i personazhit.

“Gjithmonë kam ndier se kam diçka nga ana e errët e Mbretëreshës së Zemrave. Në këtë film ajo duket më e sjellshme, por a është vërtet? Më pëlqen që ka dy anë të karakterit dhe se do të bënte gjithçka për të mbrojtur fëmijët e saj. Në këtë film ajo ka edhe një vajzë tjetër, kështu që tani ka dy”, ka thënë ajo.

Rita Ora dhe burri i saj, regjisori Taika Waititi, në premierën e filmit "The Descendants Wicked Wonderland", fotografi nga Associated Press

Ora ka shtuar se një nga gjërat më interesante të serisë “Descendants” është se historia është gjithmonë e paparashikueshme.

Edhe Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj Showbiz 3 j. më parë Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj

“Nuk e di kurrë se në ç’drejtim do të shkojë historia. Jam shumë mirënjohëse që pata mundësinë të lidhesha edhe më shumë me Brandy, të ndanim më shumë skena dhe thjesht të krijonim një kimi të shkëlqyer së bashku”, ka thënë ajo.

Filmi “The Descendants Wicked Wonderland” do të ketë premierën në “Disney Channel” më 16 korrik. Një ditë më parë e pati premierën ku ka folur edhe Rita Ora.