Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë

autobus

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar foto se si do të duken 15 autobusë elektrikë dhe dy tramë, por nuk ka treguar datën se kur do të vijnë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë përkrahur operatorët në proces të financimit për këto mjete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha elektrikë. Prishtinën s'ka që e ndal!”, ka shkruar Rama.

Në zgjedhjet lokale që u mbajt vitin e kaluar, Rama pati premtuar se në qershor, Prishtina do të bëhej me tram elektrik. Megjithatë, kjo nuk duket në horizont. Ka premtuar se do të ketë edhe autobusë të rinj.