azetarja dhe hulumtuesja në sektorin e shëndetësisë, Saranda Ramaj, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje me ardhjen në pushtet nuk e ka shkëputur keqmenaxhimin në sektorin e shëndetësisë.
Në Interaktiv të KTV-së, Ramaj ka kritikuar çështjen e evidencave në sektorin e shëndetësisë dhe lidhjet me kompanitë farmaceutike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër mosfunksionalizimin e dy pishinave për hidroterapi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilat u përuruan tre vjet më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të enjten se është informuar vetëm pas raportimit të KOHËS, në shkurt të këtij viti. E kjo sipas Ramajt është problematike për dy arsye.
“Për mua ishin dy probleme për çështjen e pishinave në Mjekësinë Fizikale. S’di a është rast i izoluar, por është e çuditshme që ministri prej dhjetorit 2022, nuk e di nëse funksionon kjo në sistemin që e udhëheq. Ka kërkuar raport pas tre vjetësh të përurimit. Pas një raportimi shumë të mirë të gazetares së KOHËS, Vlerë Mehmeti. Është problem nëse ministri s’ka të tilla informata... Ndoshta do të mund të shtrohej se pse duhet ta dijë ministri, por për mua më shumë problemi është se si informata në MSH është e fragmentizuar dhe kjo tregon se si funksionon evidenca”, ka thënë ajo.
Ajo ka kritikuar mungesën e Vitisë në intervista televizive. Sipas saj, kjo çon në mosngritje të besimit të qytetarëve tek institucionet.
Ramaj ka vlerësuar se mediat kanë pasur problem me Ministrinë e Shëndetësisë edhe në mandatet e shkuara, por edhe me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për qasjet në informata. Në mandatin aktual, sipas saj, tash po bëhet edhe shtrembërim i evidencave. Këtu ka përmendur edhe çështjen e furnizimit me barna.
“Ka ndodhur që kemi pritur pesë muaj, por nuk kemi marrë asnjë informatë që ka qenë e rreme. Por nuk ka ndodhur që të thonë se barnat kanë afat edhe katër muaj e të kenë vetëm edhe dy ditë... vetëm me këtë menaxhment të SHSKUK-së. Në evidencë gjithkush duhet të ishte strikt”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se kjo e pengon frymën e mundshme reformuese. “Si mund të pritet reformim nëse bazamenti është në të dhëna të fragmentuara, jokonsistente dhe të keqinterpretuara qëllimisht apo joqëllimisht”, ka deklaruar
Ramaj ka thënë se përderisa është për t’u përshëndetur rritja e buxhetit për barna, “me rritje të buxhetit nuk është përcjellë ndërtimi i mekanizmave si të kontrollohet buxheti dhe shpenzimi efikas e të sigurohemi se buxheti po shpenzohet me integritet të plotë”.
“Ata mburren me një Excel për furnizim me barna... është problem të aktrohet transparenca”, ka shtuar ajo.
Ramaj ka thënë se është naivitet i ministrit Vitia pretendimi se për mungesën e barnave ka pasur “ekzagjerim”.
Duke folur për furnizimin me barna, Ramaj ka thënë se ky është shembulli se nuk ka pasur shkëputje të keqfunksionimit.
“S’ka pasur asnjë shkëputje, asnjë, por nëse ka pas një shkëputje të përkohshme ka pasur rindërtim të aleancave me kompanitë farmaceutike. Kushdo që sado pak e njeh shëndetësinë e verifikon lehtë”, ka thënë Ramaj.
Ajo ka thënë se lidhjet me kompanitë farmaceutike vetëm janë forcuar në vitet e fundit dhe tenderët janë përqendruar në pak kompani. Sipas saj, s’ka prova në duar për keqpërdorime “por kjo duhet të gjykohet me standardin e partisë në pushtet para disa vitesh”.
Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk bën reformë nëse vazhdon vetëm me përurime të objekteve. Për vazhdimin e projektit të Spitalit të Ferizajt, të nisur më 2018, Ramaj ka thënë se është lajm i mirë edhe pse i vonuar.
Për mandatin e shkuar të Vitisë si ministër të Shëndetësisë, Ramaj ka thënë se ka qenë mandat i “meremetimit”.
“Ka pasur shumë ndërprerje në mandatin e kaluar. Kanë qenë dy-tre ministra që kur kanë marrë vendim është ndryshe të trashëgosh nga një ministër i zgjedhur prej qeverisë tënde dhe ndryshe prej PDK-së e LDK-së. Nuk do të duhej, por politikanët sillen ndryshe... Në katër vjetët e kaluara është dukur si meremetim. S’ka pasur origjinalitet në atë që është bërë. Nuk ka thënë askush ‘ne kemi pasur këto synime e kemi marrë këtë rrugë’. Ka qenë njëlloj administrimi. Në këto katër vjet është herët të gjykohet, por sa kemi parë që përpos postimeve dhe fotografive më të bukura, investim në PR - gjë e mirë sepse e rrit besimin - por nuk shoh ndryshim në qasje”, ka thënë tutje ajo.
Ramaj ka vlerësuar se orientimi i Vitisë në MSH do të vërehet deri në këtë verë, kur të zgjidhen bordi dhe drejtori i SHSKUK-së.
Ajo e ka konsideruar të paarritshëm nisjen e zbatimit të sigurimeve shëndetësore në këtë mandat.