Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rashiq: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin, na duhet një komision me psikiatër

Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka thënë se nëse nuk bëhet një zgjidhje për president pas zgjedhjeve të 7 qershorit, politikanëve do t’u duhet një psikiatër.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Rashiqi ka deklaruar se po që se kjo ndodhë, do të ishte dështim i sistemit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të iu them të vërtetën nëse nuk ka zgjidhje tani, atëherë neve politikanëve na duhet një ligj i veçantë, një komision i veçantë ku psikiatri duhet të jetë kryesues i komisionit. Me të vërtetë nuk ka shpjegim tjetër, kjo për mua do të ishte personalisht një dështim i sistemit në të cilin besoj qe 20 vjet”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike 19.44 për qind, përkatësisht 22 ulëse, Lidhja Demokratike 16.69 për qind, përkatësisht 18 ulëse, ndërsa Aleanca me 6.74 për qind, që ia kanë siguruar 7 ulëse në Kuvend. 20 ulëse të tjera janë ndarë mes partive të komuniteteve.

Për t’u formuar Qeveria, kërkohen së paku 61 vota për. Ndërkaq, procedura e zgjedhjes së presidentit nuk mund të nisë pa marrë pjesë në votim së paku 80 deputetë.

Zgjedhjet e rregullta u organizuan në shkurt të vitit të shkuar, ndërsa Kuvendi arriti të konstituohet tek në fund të gushtit. E meqë Vetëvendosja dështoi ta sigurojë shumicën për krijimin e qeverisë, u organizuan zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor. Pas këtyre zgjedhjeve nuk pati bllokadë për të dyja institucionet, por Kuvendi u shpërnda meqë nuk arriti ta zgjedhë presidentin.

Lexo përditësimet tjera
Nenad Rashiq

Rashiq: Formimi i institucioneve të bëhet në pako, përfshirë zgjedhjen e presidentit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është partneri...