Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Haaland kthehet në formacionin e Norvegjisë

Haland

Sulmuesi Erling Haaland nuk u paraqit për Norvegjinë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Francës.

Por Haaland do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bregu i Fildishtë e Norvegjia takohen sonte nga ora 19:00.

Haaland shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Irakut në rikthimin e Norvegjisë në Kupën e Botës pas 28 vjetësh. Dy gola i shënoi edhe në fitoren 3:2 ndaj Senegalit.

Formacioni i Norvegjisë: Orjan Nyland, Marcus Holmgren Pederson, Kristoffer Ajer, Torbjorn Heggem, David Moller Wolfe, Sander Berge, Patrick Berg, Alexander Sorloth, Martin Odegaard, Antonio Nusa, Erling Haaland.

Formacioni i Bregut të Fildishtë: Yahia Fofana, Guela Doue, Odilon Kossounou, Emmanuel Agbadou, Ghislain Konan, Ibrahim Sangare; Nicolas Pepe, Franck Kessie, Christ Inao Oulai, Yan Diomande, Ange-Yoan Bonny.