Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin” ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka pasur edhe kundërshtime të hapura. Por, ai thotë se një nga vendimet më të rëndësishme ishte regjistrimi i 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit. 

Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të vitit 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës ia regjistroi këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit disa ditë më vonë.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese pati vendosur në favor të Manastirit.

Rashiq tha se Kurti i kishte thënë se po e merrte vendimin për tokën, "hatri i tij". 

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime. Kryeministri më telefonoi para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkak teje’”, tha Rashiq, transmeton "Kossev".

Ai shtoi se, megjithëse ishte një detyrim i vjetër gjyqësor që askush nuk e kishte zbatuar më parë, fakti që u bë nga Kurti me bindjen e tij, ka një peshë të veçantë. 

"Ishte një gjë e madhe që nuk është e natyrës materiale, por diçka shumë më e rëndësishme. Mendoj se duhet vlerësuar", tha Rashiq. 

Rashiq në intervistë ka folur edhe për Ligjin për të huajt që pritet të zbatohet plotësisht më 15 mars. 
Rashiq ka thënë se “s’do të ketë deportime”, por tha se “duhet ndalohet vakumi institucional”. 

Ligji për të huajt thotë se qytetarët që nuk posedojnë shtetësi të Kosovës, mund të qëndrojë deri në 90 ditë brenda periudhës kohore prej 180 ditësh pa vizë ose me vizë kur kjo kërkohet. Gjatë kësaj periudhe thuhet se nuk i lejohet puna/punësimi pa leje pune dhe se çdo qëndrim mbi 90 ditë kërkon aplikim për lejeqëndrim.

Ligji për të huajt parasheh se të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve. Ndërkaq ai për automjetet specifikon që të gjitha veturat me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Sipas Ministrisë zbatimi i plotë fillon nga data 15 mars 2026. 

“Çdo hyrje pas kësaj date që rezulton me mosparaqitje sipas rregullave të listuara brenda këtij udhëzuesi, do rezultojë me ndalim hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rashiq thotë se vetë ligji nuk është diskriminues, por se problemi është në zbatimin e tij të papritur.

“Është absolutisht i ngjashëm ose i njëjtë me ligjet që zbatohen në shumë shtete të Evropës. Ajo që është kontestuese është metodologjia e zbatimit ose periudha kohore e aplikimit të tij”, deklaroi Rashiq, duke shtuar se pikërisht ai ka insistuar për shtyrjen e zbatimit për të shmangur pakënaqësinë e menjëhershme të qytetarëve. “Jo, nuk do të ketë deportime. Kam biseduar për këtë edhe me ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe kam ofruar ndihmën time”.

Sipas tij, problem i veçantë është “vakumi institucional” në të cilin ndodhen arsimi dhe shëndetësia. 

Duke folur për të ardhmen e sistemit arsimor dhe shëndetësor serb, Rashiq theksoi se për integrimin nuk shtrohet më pyetja “nëse”, por “kur”, por nënvizoi se ende ka kohë për përgatitje cilësore që do t’i mbrojë punëtorët dhe përdoruesit e këtyre shërbimeve.

“Mendimi im është se duhet të mendojmë përpara. Rreth një vit e gjysmë më parë është thënë se duhet të jemi të përgatitur për ndryshime të caktuara sepse pala tjetër aktualisht nuk i njeh këto institucione. Roli ynë është që, ndërsa ende kemi kohë, të gjejmë mënyrë për t’i mbrojtur. Përgatitja e mirë është gjysma e punës së kryer”, tha Rashiq

Rashiq ka folur edhe për Listën Serbe. Tha se ka marrë mandatet me presione e shantazhe.  

“Kanë ardhur deri te ato mandate përmes presioneve dhe shantazheve brutale. Kam parë gjëra të tmerrshme – që njerëzve u hiqet ndihma sociale, që fëmijëve me nevoja të veçanta u ndërpriten pagesat vetëm për ta rritur elementin e shantazhit. Ky është ai ‘kallëp’ i tyre. Nëse i përshtatesh, je pjesë e strukturës; nëse jo, bëhesh armiku numër një”, tha Rashiq.

 

Haradinaj pas deklaratave të Rashiqit: Publikut i servohen slogane patriotike çdo ditë, e realiteti del nga goja e vetë ministrave serbë të Qeverisë

10 o. më parë / 8 mar 2026 23:09
Meliza Haradinaj

 Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me 24 hektarë tokë që iu regjistruan në emër të Manastirit të Deçanit. 

Rashiq në intervistë për “Radio Gorazhdevcin” kishte thënë se kryeministri Albin Kurti ia tha se po e merrte këtë vendim për shkakun e tij. 

Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të vitit 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës ia regjistroi këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit disa ditë më vonë.  

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese pati vendosur në favor të Manastirit.

“E kam thënë gjithmonë: lejimi i kontrabandimit të çështjes së Kishës Ortodokse të Serbisë në dialog dhe në Marrëveshjen e Brukselit (pika 7) është ndër dështimet më të rrezikshme strategjike të kësaj qeverie ndaj Republikës së Kosovës. Pika 7 – formalizimi i një statusi special për Kishën Ortodokse Serbe brenda Kosovës është projekt juridik e politik serb që rrezikon të krijojë privilegje të njëanshme për një institucion fetar, duke diskriminuar konfesionet tjera në Kosovë: Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike. Në plan afatgjatë, kjo mund të bëhet edhe më problematike se vetë Asociacioni monoetnik. Në marrëveshjen e negociuar dhe pranuar nga Qeveria, referenca për “modele evropiane” nuk është as naive dhe as e paqartë. Serbia ka vite që synon modelin e Mount Athos – një territor me autonomi të veçantë brenda shtetit të Greqisë, ku një strukturë kishtare ushtron kompetenca të gjera vetëqeverisëse.  Dhe ndërkohë që publikut i servohen slogane patriotike çdo ditë, realiteti del nga goja e vetë ministrave serbë të Qeverisë. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit është tronditëse: sipas tij, vendimi u bë “për hatër të tij””, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Ajo ka thënë se toka e Kosovës “rezulton të trajtohet si favor personal mes kryeministrit dhe ministrave të tij”. 

“Patriotizmi matet me akte e vendime që mbrojnë sovranitetin juridik të shtetit, e jo me sllogane e propaganda në rrjete sociale. Dhe kur vendime për tokën e Kosovës arsyetohen publikisht si “për hatër të dikujt”, maska e pseudo-patriotizmit bie vetë”, ka shkruar Haradinaj. 


 

Qeveria: Rashiqi ka ngatërruar çështjen e Manastirit të Deçanit me vizitën e Patriarkut Porfirije

12 o. më parë / 8 mar 2026 21:45
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq

Photo: Driton Paçarada

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me vendimin për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, duke theksuar se zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është bërë vetëm në funksion të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në reagimin e tij, Manxhuka ka thënë se ajo që ka “ngatërruar” ministri Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, duke thënë se kjo çështje nuk lidhet me vendimin për zbatimin e aktgjykimit për tokën e Manastirit të Deçanit.

Manxhuka ka shkruar në Facebook se çështja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 dhe vendosja e tij si kusht gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në vitin 2024 është sqaruar qartë në mbledhjen e Qeverisë dhe në konferencën për media të mbajtur në atë kohë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin” ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka pasur edhe kundërshtime të hapura. Por, ai thotë se një nga vendimet më të rëndësishme ishte regjistrimi i 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit. 

Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të vitit 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës ia regjistroi këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit disa ditë më vonë.  

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese pati vendosur në favor të Manastirit.

Rashiq tha se Kurti i kishte thënë se po e merrte vendimin për tokën, "hatri i tij". 

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime. Kryeministri më telefonoi para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkak teje’”, tha Rashiq, transmeton "Kossev".

Deliu reagon pas deklaratave të Rashiqit për Kurtin: Ajo që përdorej si dramë politike, në pushtet u bë vendim i thjeshtë

14 o. më parë / 8 mar 2026 19:02
Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra e PDK-së ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me 24 hektarë tokë që u kthyen në emër të Manastirit të Deçanit. 

Rashiq tha se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se po e bën këtë për shkakun e tij. 

“Për vite dëgjuam akuza për “tradhti” për tokën e Manastirit të Deçanit. Sot ministri Nenad Rashiq tregon se si u mor vendimi: Albin Kurti i kishte thënë, "Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.” Ajo që dikur përdorej për dramë politike, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook. 


 

Pas deklaratave të Rashiqit reagon OVL-UÇK: Fytyra e vërtetë e këtij pushteti

14 o. më parë / 8 mar 2026 19:01
OVL UÇK

Organizata e Vetëranëve të Luftë së UÇK-së ka reaguar pas deklarimeve të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se kryeministri Albin Kurti i fali 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, hatri i tij.

OVL-UÇK-ja në reagim ka thënë se kjo tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit të Kurtit dhe thonë se kundërshtojnë ashpër çdo lojë me pronën dhe territorin e Kosovës.

“Deklaratat e një ministri se kryeministri i Kosovës i ka falur 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër të tij”, tregojnë fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ideologjinë e tyre antikombëtare dhe orientimin e tyre kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Duke ndjekur këto zhvillime të padëgjuara më parë, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së shprehin kundërshtim të ashpër ndaj lojërave me pronën dhe territorin e Kosovës, që ky pushtet po i bën në shërbim të kapriçove dhe favoreve personale”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së në Facebook.

Gjithashtu në reagim thuhet se çdo tentativë për ta relativizuar këtë skandal, e ofendon sakrificën e popullit dhe të rënëve për liri.

Hoti pas deklaratave të Rashiqit: Zhvesh plotësisht Kurtin nga retorika e tij mashtruese

15 o. më parë / 8 mar 2026 17:52
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti

Photo: Driton Paçarada

Avdullah Hoti i LDK-së ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me bartjen e 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Në mars të vitit 2024 Qeveria e Kosovës vendosi ta zbatonte vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese për bartjen e tokës në emër të Manastirit të Deçanit. 

Rashiq për “Radio Gorazhdevcin” tha se Kurti ia kishte bërë me dije se po e bënte këtë për “shkakun e tij”. 

“Deklarata e ministrit Rashiq e zhvesh plotësisht Kurtin nga retorika e tij mashtruese.  Për vite u fol për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”.  Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: “Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.”  Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër.  Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”, ka shkruar Hoti në Facebook.