Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, i ka quajtur të papranueshme stërvitjet ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke deklaruar se ato përbëjnë provokim ndaj popullatës shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook të cilin e ka shoqëruar edhe fotografi e cila tregon disa parashutistë, ai ka shkruar se demonstrimi i forcës me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto veprime janë të papranueshme dhe të rrezikshme, duke rikthyer klimën e frikës dhe pasigurisë në vend”, ka shkruar Rexhepi.
Tutje ka deklaruar se prania e bazave dhe zhvillimi i stërvitjeve ushtarake krijojnë një atmosferë presioni dhe frikësimi mbi popullatën shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e pasigurisë dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje.