Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrafshi i Dukagjinit, më i ekspozuari ndaj përmbytjeve në Kosovë

Gjatë gjithë ditës ka pasur reshje edhe në Kosovë, por me intensitet më të ulët sesa në vendet e rajonit. Instituti Hidrometeorologjik nuk ka parashikuar vërshime, por u është bërë thirrje që të pastrohen e të zgjerohen rrjedhat e lumenjve, më qëllim që të evitohen përmbytjet.

E ka prekur edhe Kosovën situata e rënduar meteorologjike, me pasojat e së cilës janë duke u përballur disa prej shteteve të rajonit.

Vështirësi në qarkullim janë krijuar në rrugë rajonale e në qytete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Instituti Hidrometeorologjik nuk ka parashikuar përmbytje.

Hidrologu Bashkim Kastrati thotë se parashikimi është mbështetur në faktin se Kosova ka kaluar një verë jashtëzakonisht të thatë, gjatë së cilës lumenjtë kryesorë kanë qenë nën vlerat e tyre minimale.

“Duke u bazuar në kronologjinë e ngjarjeve meteorologjike, nuk parashikohet të ketë përmbytje, gjegjësisht vërshime në Kosovë, por kemi thënë se në zonat malore prej nga e kanë burimin një numër i konsiderueshëm i rrjedhave lumore me karakter rrëke, mund të paraqitet ndonjë vështirësi, por përmbytje lumore nuk do të ketë”, ka thënë Kastrati.

Hidrologu Kastrati paralajmëroi situatë më të rënduar në rajonin e Dukagjinit.

“Pjesa perëndimore do të jetë më e ndikuar, ku mesatarisht në Rrafshin e Dukagjinit apo edhe në pjesën e zonës malore, do të bien nga 100 deri në 150 milimetra reshje apo litra për metër katror, ndërsa duke shkuar kah pjesa qendrore apo edhe kah pjesa lindore e Kosovës, sasia e tyre do të jetë 50 deri në 70 milimetra”, ka deklaruar ai.

Në qershor të vitit të shkuar, një grua dhe fëmija i saj vdiqën në Pejë, pasi shtëpia iu përmbyt nga shiu i rrëmbyeshëm.

Në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave nuk treguan nëse janë marrë masa për t’u përballur me vërshime të mundshme, që mund të shkaktohen nga reshjet që është parashikuar të zgjasin deri të hënën.

E, në Institutin Hidrometeorologjik thanë të jetë e nevojshme që të pastrohen e zgjerohen rrjedhat e lumenjve, më qëllim që të evitohen përmbytjet.