Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili vendosi masë të parakohshme lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit.
Derisa e ka quajtur dekretin e Osmanit antikushtetues, ka thënë se e ndalon atë të prodhojë pasoja juridike dhe të përmbysë rendin kushtetues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSallahu ka deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm kur e thotë Kushtetuta.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë masë të përkohshme. Kjo e ndalon që dekreti antikushtetues të prodhojë pasoja juridike. Për më tepër, kjo e ndalon përmbysjen e rendit kushtetues. Prandaj, zgjedhje do të ketë veç kur e thotë Kushtetuta…”, ka shkruar ai.