Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sejdiu: LDK-ja po e mohon koalicionin me PDK-në shkaku i VV-së

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po e mohon koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për shkak se kjo mund të përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, zyrtarizoi koalicionin me PDK-në. Por ky koalicion nuk pati përkrahjen e LDK-së, parti me të cilën Rama fitoi zgjedhjet, e cila doli me reagim duke mohuar marrëveshjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë në emisionin “tre8tre” të KTV-së, Sejdiu ka thënë se LVV-ja e përdor çdo atu për me kriju përshtypjen se LDK-ja e PDK-ja janë bashkë.

“LDK-ja e ka mohuar për dy arsye (koalicionin). E para sepse nuk ka qenë LDK-ja që e ka negociuar këtë koalicion, por ka qenë kryetari Rama. Dhe duke qenë se po futemi në zgjedhje nacionale, unë e di se Vetëvendosja e përdor çdo atu që e ka për me kriju përshtypjen që LDK-ja e PDK-ja janë bashkë sepse kjo i konvenon për garën në nivelin nacional kur thotë se krejt janë njëjtë veç na jena ndryshe”, ka thënë ai.

Por në anën tjetër, siç thotë Sejdiu, duhet me bo pyetjen me kënd është duke qeverisë VV-ja në Podujevë apo në komunat ku ka pushtet.

“Nuk është mirë me bo këso goditje të ulëta, me i vesh me gjysmë të vërteta me ndërtu narrativa publike që krijojnë përçarje. Kosova duhet me dalë përtej kësaj, edhe Prishtinë, në mënyrë që në Prishtinë të shohim një transformim për atë sa mundet me u bë në tri vjetët e ardhshme, sepse për gjashtë vjetët e kaluara kam shumë kritika”, shtoi ai.