Doktoranti në Universitetin e Heidelbergut, Mehdi Sejdiu, ka thënë se ka hezitim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi nuk janë të gjitha votat e sigurta për votimin e presidentit, ndërsa në Partinë Demokratike të Kosovës mungon uniteti për shkak të pritjes së dy liderëve nga Haga.
Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Sejdiu ka vlerësuar se lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, heziton të arrijë marrëveshje me Vetëvendosjen nga frika se nuk arrin t’i sigurojë të gjitha votat e deputetëve të partisë për shkak të problemeve të brendshme të LDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Te LDK-ja ka hezitim pasi Lumir Abdixhiku nuk është i sigurt a i siguron 15 vota të partisë së tij dhe mund të hyjmë në një situatë për shkak të problemeve të brendshme të LDK-së, ku LDK-ja bën marrëveshje dhe në fund nuk arrihet kuromi me deputetët e LDK-së që do të ishte për Lumir Abdixhikun komplet humbje e lidershipit brenda LDK-së, sepse ke nënshkruar marrëveshje të cilën deputetët e tu nuk ta pranojnë. Besoj që një pjesë e hezitimit të Abdixhikut në këtë rast është edhe frika që nëse dy deputetë që janë të zëshëm si Hykmete Bajrami apo Avdullah Hoti që janë para tij në politikë dhe janë në gjendje të bëjnë një lëvizje të tillë, pra nëse e kujtojmë, për Vjosa Osmanin Hoti ishte në sallë dhe nuk e votoi. Sjellje të tilla kemi pasur edhe më parë nga deputetët e LDK-së”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket PDK-së, analisti politik ka theksuar se mungon uniteti për shkak të pritjes së dy liderëve të partisë nga Haga.
"Nga ana e PDK-së, nuk shoh një unitet partiak për një kandidat të caktuar. PDK-ja më shumë është duke pritur rikthimin e dy liderëve që janë në Hagë sesa duke krijuar një lider të ri. Kur je në këtë gjendje si parti politike, as Kryesia nuk mund ta marrë një vendim që ta propozojë dikë si kandidat politik të tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij, në të dyja partitë opozitare ka një lloj shprese që rikthimi potencial i Vjosa Osmanit në politikë do ta dëmtonte Albin Kurtin.
“Mendoj se edhe në PDK e edhe në LDK është një lloj shprese që Vjosa Osmani me një rikthim potencial në zgjedhje do ta dëmtonte Albin Kurtin dhe prej fillimit është një lloj strategjie që duke i prishur punë me kushte të caktuara, partitë opozitare po besojnë që ky kaos institucional në fund i faturohet partisë më të madhe. Kjo në zgjedhjet e dhjetorit nuk ndodhi, nuk e di pse mendohet se do të ndodhë tash”, është shprehur ai.
Sejdiu ka shtuar se mund të ketë ndryshime të lëvizjeve në momentet e fundit, pasi ekzekutivi nuk do ta humbte fuqinë për shkak të një pozite ceremoniale.
“Besoj që deri të martën mund të ketë mundësi për lëvizje, edhe më herët në qeveritë e kaluara ka pasur një përpjekje deri në momentet e fundit për ta zgjedhur krizën. Raste të tilla në momente të fundit nuk janë diçka që nuk kanë ndodhur në të kaluarën, mund të ndodhë edhe tash, realisht në demokracinë kosovare asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të presidentit dhe ideja pse nuk ka zgjedhje për shkak të figurës së presidentit është për shkak se ne jemi sistem parlamentar ku ekzekutivi është kryeministri, por është pak joracionale që ekzekutivi ta humbë fuqinë për shkak të pozitës ceremoniale, prandaj edhe gjithmonë është gjetur një zgjidhje ndonëse me një lloj stresi në momentin e fundit. A do të ndodhë kjo tash varet se a do të kemi një lëvizje komplet të re të Vetëvendosjes sa i përket presidentit”, ka thënë ai.