Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, ka treguar për arsyen e mosvotimit të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit.
Ajo ka thënë se gjithçka lidhet me postimet e Gërvallës në Facebook, kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Kjo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ajo.
Më 7 shkurt 2020 Gërvalla në një postim në Facebook kishte shkruar: “Nëse mund t’iu besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenkan propozuar si kryetar i grupit parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës.”
Ndërkaq më 25 mars të po të njëjtit vit sërish kishte shkruar: “Sa përbuzshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit.”
