Bashkëluftëtarë, familjarë e miq kanë bërë homazhe te varri i ish-gjeneralit të UCK-së, Shaban Shala, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.
Deputeti Bekim Haxhiu, tha se Shala tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut. Ai shtoi se kanë ardhur te varri i ish-gjeneralt për t’i treguar atij që Kosova ka formuar ushtrinë e saj, derisa ka uruar që ushtria të jetë e fortë ashtu sic e deshën dëshmorët.
Ndërsa, Xheladin Shala, i biri i Shaban Shalës falënderoi të gjithë ata që erdhën për të nderuar babanë dhe familjen e tij.
Për të bërë homazhe nuk kanë qenë asnjë nga krerët shtetëror, që para 20 vjetësh ishin pjesë e UÇK-së.
Gjeneral Shaban Shala ka ndërruar jetë 7 vjet më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai vinte nga zona e Drenicës dhe ishte njëri nga komandantët më të dalluar të UÇK-së.