Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka thënë se vendimi për të lëvizur orarin e mësimit në kryeqytet gjatë muajit të Ramazanit, nuk ishte për ndonjë arsye ideologjke, por nga realiteti praktik i shkollave.
Shahini ka thënë se janë pranuar shumë kërkesa nga drejtorë, mësimdhënës, prindër e nxënës, për ta riorganizuar orarin gjatë Ramazanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Së pari, orari mësimor nuk është shkurtuar. Ora mësimore mbetet 45 minuta, pa asnjë ndryshim në kohëzgjatje. Programi nuk është prekur dhe asnjë orë nuk është hequr. Ndryshimi lidhet vetëm me organizimin e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor gjatë ditës. Pra, kemi një lehtësim të përkohshëm të orarit, jo reduktim të mësimit. Ky vendim nuk ka ardhur nga ndonjë qasje ideologjike, por nga realiteti praktik i shkollave. Në Drejtorinë e Arsimit kemi pranuar shumë kërkesa nga drejtorë, mësimdhënës, prindër dhe nxënës për riorganizim të orarit gjatë kësaj periudhe. Vetëm nga raportimet e mësimdhënësve, një pjesë e konsiderueshme e prindërve kanë shprehur vështirësi konkrete në organizimin e marrjes së fëmijëve në orët e fundit. Kur përballesh me një situatë të tillë, institucioni ka detyrë të tregojë fleksibilitet dhe ndjeshmëri, në funksion të mirëqenies së nxënësve dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor”, ka thënë Shahini në një postim në Facebook.
Ai ka ftuar për qetësi dhe të mos keqinterpretohet vendimi, duke thënë se ky riorganizim është i përkohshëm dhe është “vetëm lehtësim administrativ dhe organizativ”.
“Vendimi nuk cenon karakterin laik të institucioneve arsimore dhe nuk prek në asnjë formë Kushtetutën e Republika e Kosovës. Pikë. Laiciteti nënkupton neutralitet dhe barazi për të gjithë, jo injorim të realitetit shoqëror. Neutraliteti nuk do të thotë mungesë ndjeshmërie. Askush nuk detyrohet të agjërojë, nuk ndryshohet përmbajtja mësimore dhe nuk institucionalizohet feja. Po flasim për organizim orari – një rregullim praktik dhe të përkohshëm, në funksion të ruajtjes së energjisë, përqendrimit dhe qetësisë së nxënësve. Institucionet publike marrin vendime duke pasur parasysh kontekstin social dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit. Qëllimi ynë është i qartë: mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor dhe mirëqenia e komunitetit shkollor. Ftoj për qetësi, racionalitet dhe respekt ndaj institucioneve dhe Ju lus, të mos e keqinterpretoni këtë vendim”, ka shkruar Shahini.
Vendimi ka ngjallë reagime. Dy shkollave në kryeqytet, “Iliria” dhe “Ismail Qemali”, kanë thënë se nuk kanë mundësi ta bëjnë një rioragnizim të tillë.
Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”.
Ndërrimi i dytë do të përfundojë maksimalisht në orën 17:00.